Sporti

E mbyll me Tottenhamin pas 11 vitesh, Lloris zgjedh ekipin e ri

12/30/2023 13:13
nga:Mergim Rreci

Hugo Lloris e ka mbyllur me futbollin europian. Portieri francez, i cili fitoi Kupën e Botës me “Gjelat” në Rusi 2018, do të vazhdojë karrierën në MLS (SHBA).

37-vjeçari, i cili ishte pranë kalimit te Lazio gjatë merkatos verore, do të jetë pjesë e Los Angeles FC në të ardhmen.

Klub që ka arritur marrëveshjen me Tottenham, aty ku Lloris luan prej verës së vitit 2012, kur u transferua nga Lyon për 13 mln euro.

“Gardiani” ka kontratë deri në fundin e sezonit me Spurs, që e kanë lënë të lirë edhe prej faktit që trajneri Postecoglu nuk e ka në plane.

444 ndeshje zhvilloi në total Lloris me skuadrën londineze gjatë këtyre viteve, teksa numëron 145 takime me kombëtaren franceze.