Sporti

Zyrtare: Dimarco rinovon me Interin deri në vitin 2027

12/30/2023 12:05
nga:Mergim Rreci

Këtë të shtunë, Interi njoftoi rinovimin e kontratës së Federico Dimarco deri në vitin 2027 .

Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar është një pjesë e rëndësishme e planit të lojës së Simone Inzaghit, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë sezon, italiani ka tre gola dhe pesë asistime në 21 ndeshje për Nerazzurrët .