Lajme

Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë

12/30/2023 08:57
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një pompë të derivateve ka ndodhur një grabitje.

Një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 29.12.2023-05:35. Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar.