Lajme

Scholz i kërkon Izraelit të mbrojë civilët

12/30/2023 08:45
nga:Y I

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka biseduar në telefon me anëtarin e kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz.

Scholz aty nënvizoi nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur konfliktin rajonal, sipas një deklarate nga qeveria federale gjermane.

Gantz e informoi kancelarin për zhvillimet e fundit në Gaza dhe në kufirin verior të Izraelit, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.