Sporti

Lojtari i Romës bie pre e hajdutëve, grabitet shtëpia e Zalewskit

12/29/2023 22:42
nga:E K

Një grabitje ka ndodhur në shtëpinë e lojtarit të Romës, Nicola Zalewski.

Vjedhjen e ka vënë re vetë futbollisti mbrëmjen e djeshme kur është kthyer në shtëpinë e tij në Roma. Ai ka parë që njëra nga dritaret e tij ishte hapur me forcë.

Sipas asaj që raportohet, hajdutët kanë marrë bizhuteri, sende me vlerë dhe para. Karabinierët kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të këtij krimi.

Kohët e fundit, shumë futbollistë kanë rënë pre e grabitjeve të banesave të tyre, ku më shumë viktima janë nga futbolli anglez.