Sporti

Emin Bajrami: Ky vit ishte i suksesshëm për mua si trajner, jam krenar me promovimin e lojtarëve të rinj

12/31/2023 15:54
nga:E K

Trajneri kosovar, Emin Bajrami në një intervistë për GazetaBlic Sport ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij, Ulpiana në Ligën e Parë të Kosovës.

Bajrami u shpreh i lumtur me pozicionin që gjendet Ulpiana pas përfundimit të gjysmës së sezonit të Ligës së Parë të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndër të tjerash Emin Bajrami e cilëson vitin 2023 si një vit të suksesshëm duke parë ecurinë e Ulpianës që ishte afër promovimit në Superligën e Kosovës në edicionin e kaluar, poashtu potencon që në aspektin profesional të arriturën më të madhe e sheh promovimin e lojtarëve të rinj.

“Ky gjysmësezon ka shkuar shumë mirë ashtu siç e kemi paraparë. Përfundimi është i mirë, tre pikë mbrapa liderit jemi mirë në tabelë. Kemi pasur disa largime dhe po bisedojmë që të zëvendësohen. Si trajner e kam parim që në çdo ekip që jam udhëheqës, ambiciet e mia janë për kreun e tabelës. Një ekip që nuk ka ambicie të tillë nuk preferoi që të jem trajner i asaj skuadre. Vitin e kaluar e dini që jam shpallur kampion, por loja që na u rrëmbye në tavolinë me Fushë Kosovën për shkak të një lojtari na penalizoi, por prap shkuam në barazh. Jemi sërish afër vendit të parë, besoj shumë që me një organizim të mirëfilltë të klubit mundemi që të ndjekim vendin e parë.

Ky vit ishte shumë i mirë për mua, përveç rezultateve që ishin të mira jam shumë i kënaqur që kemi prodhuar 3-4 lojtarë që ishin shumë të ri që pak trajnera kanë atë guxim. Ky ishte suksesi më i madh për mua që i kam promovuar lojtarët e ri.