Lajme

‘S’më ka ardhur ende fatura e dhjetorit’- Kurti kur pyetet sa e ka paguar rrymën

12/29/2023 18:40
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot rreth faturës së rrymës pas ankesave të shumta nga qytetarët për shtrenjtiminne energjisë.

Ai tha se nuk i ka ardhur ende fatura e rrymës për muajin dhjetor.

“S’më ka ardhur ende fatura e dhjetorit, ky është Telekomi, jo KEK-u e keni parasysh”, tha Kurti.

Ai sot bashkë me ministren, Artane Rizvanolli kanë vizituar Telekomin e Kosovës.