Lajme

Gjilan: Drejtoi automjetin nën ndikim të alkoolit, gjobitet serbi me 200 euro

12/29/2023 15:57
nga:N K

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë kontrollit në trafik ka ndalur një automjet me vozitës një serb kosovar. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool-test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.

Organet e rendit njoftojnë se ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muaj.