Lajme

“35 palestinezë u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite në qendër të Gazës”

12/29/2023 15:23
nga:Y I

Mjeku Khalil Al-Dikran ka bërë të ditur se 35 palestinezë janë vranë dhe dhjetëra janë plagosyr pasi sulmet ajrore izraelite kanë goditur ndërtesat e banimit në Gaza qendrore gjatë natës.

“Ne kemi marrë 35 trupa dhe dhjetëra të plagosur nga Gaza qendrore nga sulmet ajrore dhe bombardimet mbi ndërtesat e banimit në kampet Al-Nussiarat dhe Al-Maghazi dhe Deir Al-Balah që nga mesnata deri në mëngjes”, është shprehur ai.

Mjeku është shprehur se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve kanë qenë gra dhe fëmijë, shkruan CNN.

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë paralajmëruar banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore që të largohen urgjentisht, derisa operacionet e saj kundër Hamasit vazhdojnë.