Sporti

Konfirmohet lajmi: Dardan Jashari zyrtarizon transferimin tek Prishtina e Re

12/29/2023 13:10
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Jashari është bërë me skuadër të re.

‘GazetaBlic Sport‘ raportoi ekskluzivisht se ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën, Prishtina e Re dhe tashmë kjo gjë është konfirmuar.

“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e KF Prishtina e Re. Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre për edicionin pranveror, kurse shpresoj që do t’i arrijmë objektivat e përbashkëta të vendosura. Forca KF Prishtina e Re, na priftë e mbara”, ka shkruar Jashari në njoftimin e tij.

/GazetaBlic Sport/