Sporti

Inter dhe Napoli zbresin në fushë, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sonte në Serie A

12/29/2023 09:39
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sonte me ndeshjet e radhës.

Genoa dhe Inter do të përballen me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Neruazzurët kërkojnë fitoren e radhës në ‘Luigi Ferraris’, në një stadium që ka qenë shumë i vështirë për skuadrat e mëdha.

Ndeshje tjetër është ajo mes Napolit dhe Monza, atje ku Amir Rrahmani me shokë janë të imponuar për fitore pas humbjes nga Roma.

Dy takimet e tjera janë ato mes Fiorentinës dhe Torinos si dhe ai mes Lazios dhe Frosinones.

/GazetaBlic Sport/