Lajme

Parashikimi i analistit: VV do t’i marrë 40% në zgjedhje, Kurti ia ka ofruar LDK-së edhe postin e Kryeministrit

12/29/2023 11:31
nga:Sh R

Analisti politik, Arbnor Sadiku thotë se Qeveria Kurti e ka obligim ndërkombëtar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sadiku në një intervistë për Gazeta Blic, tha se VV-ja në zgjedhjet e kaluara votat i ka marrë që mos ta krijoj këtë Asociacion, kurse tani në këto zgjedhje do t’i kërkoj votat e qytetarëve për formimin e këtij Asociacioni.

“Faktikisht është procesi që këta e kanë obligim ndërkombëtar krijimin e Asociacionit. Sigurisht për të ardh deri te themelimi i Asocicionit natyrisht që kërkohet një legjitimitet i ri qytetar, sepse natyrisht në zgjedhjet e kaluara votat që ka marr LVV i ka marrë që mos ta kërkoj këtë Asociacion, tash sigurisht që do të shkon në zgjedhje dhe ta kërkoj edhe një herë votën e qytetarëve që tash më ta bëjë këtë Asociacion”, tha Sadiku për Gazeta Blic.

Sipas tij, Lëvizja Vetvendosje është e gatshme që të shkoj në zgjedhje sa më shpejt në mënyrë që ta marrin edhe mandatin e dytë qeverisës.

“Sigurisht që del mirë me sondazhe politike si parti politike veçmas partia e parë politike në vend dhe natyrisht ata janë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhje sa më shpejt, në mënyrë që ta marrin edhe mandatin e dytë qeverisës. Ndoshta jo me numrin e madh sic ka qenë në zgjedhjet e 14 shkurtit, por diku me 40% shpresoj, pra 40% gjasat janë që t’i merr LVV-ja. Tani të shihet edhe opozita se kush do del si parti prioritare, a do kemi parti lidere në opozitë apo do të kemi difrencë mes PDK dhe LDK me 3% që nuk është një dallim i madh, por është një dallim relativ dhe nuk e kanë atë partinë bartëse si lidere të opozitës në vend”, shtoi ai.

Ai thotë se tani kemi kërkësa nga vet kryeminsitri Kurti që vendi të shkoj në zgjedhje, dhe natyrisht edhe opozita kërkon zgjedhje të reja në mënyrë që të mund të marrë më shumë vota se sa në zgjedhjet e kaluara.

“Ideja është më shumë që tash së fundmi kemi kërkesa nga vet kryeministri Kurti që vendin ta dërgon në zgjedhje. Kurse opozita, natyrisht, çdo opozitë kërkon zgjedhje të reja që sado pak të marrë vota më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara, në kuptimin e asaj që të gjejë mangësitë e pushtetit dhe karshi kësaj edhe të fitoj më shumë vota ose deputetë në Parlamentin e Kosovës”, u shpreh Sadiku.

Sipas disa informatave që ka Sadiku, LVV ka dashur të ketë kompromis me LDK dhe Lumir Abdixhikun, por ky i fundit i ka refuzuar.

“Bazuar në atë që kemi parë në të kaluarën dhe aq sa kam informata Kurti i ka bërë ofertë LDK-së dhe Lumir Abdixhikut. Por, sa e di unë nuk është pranu nga LDK kjo ofertë. Madje, flitet që t’i jepet ndoshta edhe pozita e kryeministrit Lidhjes Demokratike që të bëhet një koalicion më i madh për t’i tejkalu këto kompromiset e mëdha që i ka Kosova para vetvetes. Sa kam informata deri tash nuk ka pranu, sepse nuk i konvenon LDK në asnjë variant që të shkoj në koalicion me LVV në këtë fazë”, përfundoi Sadiku për Gazeta Blic.