Lajme

“Nuk i intereson arresti”- Çani: Berisha në shpi e zyrë ka ndenjtur gjithë jetën

12/28/2023 23:43
nga:G C

Gazetari Arjan Çani është shprehur se ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i intereson nëse ndaj tij vendoset masë arresti, pasi sipas tij, ai ka bërë gjithmonë jetë të thjeshtë.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Berisha gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në njëfarë mënyre i izoluar, vetëm në punë dhe shtëpi.

Çani tha gjithashtu se edhe kur Berishën e ftonin që të shkonte në ndonjë restorant, ai nuk shkonte duke “u justifikuar” se e priste në shtëpi gruaja e tij, Liria.

“Kush e njeh Berishën, ai gjithë jetën e vetë nuk është se ka bërë ndonjë jetë që tani po izolohet, ai gjithmonë i izoluar ka qenë. Berisha në njëfarë mënyre i izoluar ka qenë. Drejt e në shtëpi shkonte. E ftonin në restorante, nuk shkonte, jo se më pret Liria thoshte.

Mund të ulej rrallë të pinte ndonjë gotë verë, por edhe ajo po të ishte ndonjë verë e mirë. Ben Ahmetaj pse iku? Sepse nuk mund ta duronte atë lloj jete. Lefter Koka përshembull që ishte milioner, bënte një jetë të thjeshtë. Janë njerëz që kanë miliona, por u pëlqen shumë kursimi”, tha Çani.