Lajme

Zyrtari shëndetësor: 20 të vrarë nga një sulm izraelit në jug të Gazës

12/28/2023 20:34
nga:Y I

Si pasojë e një sulmi izraelit në Rafah në jug të Gazës, 20 persona kanë humbur jetim, kështu ka thënë një zyrtar shëndetësor i Gazës.

Sipas tij, 55 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ajrore, shkruan Reuters.

Sipas Al Jazeera, e cila ka gazetarë në terren në Rafah, sulmet ajrore kanë “rrafshuar plotësisht” një ndërtesë banimi që strehon palestinezët e zhvendosur.