Lajme

Aksion në Mitrovicë, arrestohet një person dhe sekuestrohen 80 doza me kokainë, para e armë

12/28/2023 18:50
nga:Y I

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion policor kundër drogës sot në qytetin e Mitrovicës, që ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të drogës.

Operacioni u krye në rrugën “Esat Meholli” në Mitrovicë, ku Policia prangosi personin që dyshohet se qe një kohë të caktuar merrej me shitblerjen e substancave narkotike.

Sinjali mëson se Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar 80 qese me substancë narkotike, të llojit kokainë, rreth 2500 euro para të gatshme, si dhe armë e municion.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion policor kundër drogës sot në qytetin e Mitrovicës, që ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të drogës.

Operacioni u krye në rrugën “Esat Meholli” në Mitrovicë, ku Policia prangosi personin që dyshohet se qe një kohë të caktuar merrej me shitblerjen e substancave narkotike.

Gazeta mëson se Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar 80 qese me substancë narkotike, të llojit kokainë, rreth 2500 euro para të gatshme, si dhe armë e municion.