Lajme

Miftaraj ironizon: Rrymën shfrytëzojeni vetëm kur shkelqësia e tij, Albin Kurti del në media

12/28/2023 18:17
nga:G C

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me situatën pas faturave me çmimeve të larta që qytetarët kanë marrë gjatë këtij muaji.

Ai ka porositur qytetarët “të marrin mësime”.

“Ndryshoni strategji, rrymën trajtone si relikt dhe mos e përdorni, përkundrazi gjatë netëve të ftohta bisedoni dhe mbani ligjerata se si duhet të kursehet rryma.” – tha ai.

Madje, Miftaraj ka shkruar se rryma mund të shfrytëzohet vetëm në rastë të jashtëzakonshme, si kur “shkelqësia e tij del në media”.

“Rryma mund të shfrytëzohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, dhe atë vetëm kur lideri suprem i Kosovës, shkelqësia e tij Albin Kurti del në media dhe na tregon se si po lulëzon ekonomia e Kosovës, zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe si vendet e rajonit dhe BE po i shohin me xhelozi arritjet e papara të dikur shtetit më të varfër në Evropë.” – u shpreh ai tutje.

Sjellja e truprojës së Kurtit ndaj gazetares, Çitaku: Indiferenca e kryeministrit, më i rrezikshme se vet sulmi