Sporti

Luajti me Realin dhe Milanin, tërhiqet nga futbolli në moshën 42-vjeçare

12/28/2023 18:42
nga:E K

Tërhiqet Diego Lopez. Portieri spanjoll ka vendosur ta mbyllë me futbollin aktiv në moshën 42-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai luajti me skuadra si Real Madrid dhe Milan, por edhe me Villareal, Sevilla, Espanyol dhe Rayo Vallecano.

Lopez qëndronte pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës me Rayon, skuadër ku aktivizohet edhe Ivan Balliu, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Me “Los Blancos”, Diego Lopez arriti të fitonte Kupën e Spanjës dhe Champions League në vitin 2014.

Ndërkohë që fanellën e kombëtares së Spanjës e veshi vetëm në një rast: në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në vitin 2009.