Lajme

“Hipokrizia brina nuk ka”/ Sherifi i reagon Konjufcës: Filozofi në opozitë kishte përgjigje për gjithçka, tani s’di asgjë

12/28/2023 14:45
nga:G B

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar ndaj Glauk Konjufcës, se nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma, raporton Gazeta Blic.

Ai e ka quajtur filozof Konjufcën, derisa ka thënë se ai në opozitë kishte përgjigje për gjithçka, ndërsa tani s’di.

Sherifi ka thënë se hipokrizia s’ka brina.

Postimi i tij i plotë:

Filozofi i VV-së Glauk Konjufca, si opozitar kishte përgjigje për gjithçka. Kurrë se kemi dëgju duke thënë: këtë NUK E DI.

Sa ishte në opozitë prej tij gjithmonë kemi dëgju veç një fjalë: E DI.

Tash që është në pushtet më shpesh e dëgjojmë duke thënë, NUK E DI, sesa, E DI, edhe pse duke qenë në pushtet është tërësisht i informuar për çdo gjë!

Hipokrizia brina nuk ka!