Sporti

Theophilus Solomon pritet të largohet nga Dukagjini, klubi i Prishtinës interesohet për sulmuesin

12/28/2023 14:07
nga:Lorik J

Tek skuadra e Dukagjinit pritet të ketë ndryshime në këtë afat kalimtar të janarit.

Një nga lojtarët që pritet të largohet nga Dukagjini këtë merkato është Theophilus Solomon.

Siç mëson GazetaBlic Sport, Solomon ka kontaktuar me drejtuesit e klubit të Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka shprehur interesim për të, megjithatë ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve.

FC Prishtina ka filluar të mendojë për disa përforcime në afatin kalimtar të janarit, para se të shkojnë në fazën përgatitore në Turqi.

/GazetaBlic Sport