Sporti

Serhou Guirassy pritet të jetë ‘goditja’ e madhe e Milanit në merkato

12/28/2023 13:34
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport pretendon se Serhou Guirassy është gati të largohet nga klubi i tij VfB Stuttgart në afatin kalimtar të janarit, me Milan , Manchester United dhe Tottenham Hotspur të interesuar.

Sulmuesi 27-vjeçar është lojtari i dytë më produktiv i Bundesligës këtë sezon me 17 gola në 14 paraqitje, i dyti pas anglezit Harry Kane, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e tij me VfB Stuttgart skadon në qershor 2026, por një klauzolë prej 17 milionë euro në kontratën e tij e bën atë një nga sulmuesit më të kërkuar në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas La Gazzetta dello Sport , Guirassy është gati të largohet nga Stuttgarti muajin e ardhshëm për t’iu bashkuar klubit që i ofron atij projektin dhe pagën më të mirë dhe Milani është në bisedë së bashku me Spurs dhe United.

Nënshkrimi me Guirassy në janar do të sillte përfitime financiare për Milanin, duke pasur parasysh se Dekreti i Rritjes nuk pritet të anulohet në janar, kështu që kuqezinjtë mund të kursejnë 50% në pagën bruto të lojtarit.

Raportohet se Guirassy do të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm të mundshëm përpara fillimit të Kupës së Afrikës.

/GazetaBlic Sport/