Sporti

Guardiola pas fitores ndaj Evertonit: Treguam edhe njëherë se sa i veçantë është grupi ynë

12/28/2023 13:01
nga:Mergim Rreci

Pas suksesit 3-1 ndaj Everton, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u shpreh mjaft i lumtur me paraqitjen e lojtarëve.

“Ishte një fitore e madhe për ne pasi u kthyem nga Arabia Saudite si kampionë bote. Ne ishim vërtet të kënaqur me mënyrën se si reaguam dhe treguam edhe një herë se sa e veçantë grupi i lojtarëve është dhe mentaliteti që kemi. Futbolli dhe jeta janë të tilla, si reagon në momente të vështira”, tha fillimisht Guardiola pas takimit.

Manchester City me këtë fitore ndodhet në vendin e katërt në tabelë.

Citizens kanë 37 pikë – pesë më pak se Liverpooli, por me dy ndeshje më pak të luajtura.

/GazetaBlic Sport