Stacioni policor në Graçanicë sot ka iniciuar një rast hetimi mbi vdekjen e një 34-vjeçareje.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për teve1.info se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.