Lajme

Pse pikërisht Glauk Konjufca po kërkon zgjedhje të reja?

12/28/2023 10:52
nga:Gazeta Blic

Glauk Konjufca është i vetmi në Vetëvendosje që po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Për dallim nga Kurti dhe shumica e deputetëve të VV-së që thonë publikisht se zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të vitit 2025, kryetari i Kuvendit tash e sa kohë po përmend zgedhje të parakohshme.

Ai dje në një intervistë të dhënë për Klan Kosovën tha se mendimi i tij është krejt privat.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka theksuar ai.

Por pse po kërkon zgjedhje pikërisht Konjufca?

Janë disa arsye.

E para, Konjufca në opinionin shpesh shihet si më i “pavarur” në VV, ndonëse në realitet ai asnjë deklaratë të “rendësishme” nuk e thotë pa një konsulltë me shefin.

Konjufca në këtë rast, në emër të Kurtit po e teston opozitën e opinionin publik në njërën anë, dhe bashkësinë ndërkombëtare në anën tjetër.

Pra, këta të dytët- bashkësia ndërkobëtare është shumë me rëndësi.

Pas zgjedhjeve në Serbi, i tërë presioni për fillimin formal të zbatimit të Asociacionit do të bie mbi Qeverinë e Kosovës.

Dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe Kurti edhe Konjufca. Dhe në rast se do të niste implementimi i Asociacionit para zgjedhjeve- pos që legjitimiteti i Kurtit dhe qeverisë që ai drejton do të bie, në anën tjetër, sa është i gatshëm Kurti dhe VV pa asnjë partner të madh politike të nis zbatimin e “Zajdnicës”.

Dhe një faktor tjetër shumë i rëndësishëm janë edhe zgjedhjet.

Si do të përballet Kurti dhe VV në zgjedhjet e ardhshme, pas fillimit të zbatimit të “Zajednicës”- projekt ky përmes kundërshtimit të të cilit, Vetëvendosje erdhi në pushtet me mbi 50%.

Prandaj, Kurti nëse nuk e pengon bashkësia ndërkombëtare, brenda pak muajsh do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, dhe atë t’i arrijë dy efekte.

Që ta ruaj pjesën më të madhe të përqindjes që mori në zgjedhjet e vitit 2021, dhe në anën tjetër, ta ndajë përgjegjësinë me njërën nga partitë opozitare, për “Zajednicën”.