Sporti

Debutoi në këtë vit me fanellën e Prishtinës, Agron Kolaj tregon momentin më të mirë të vitit

01/02/2024 13:49
nga:Mergim Rreci

Agron Kolaj, 21-vjeçar, i lindur në Gjakovë, aktualisht është pjesë e skuadrës kryeqytetase, Prishtinës.

Transferimi i tij te Prishtina erdhi në janar të këtij viti, ndërsa më herët në Kosovë ishte pjesë edhe e KF Llapit dhe Besës së Pejës.

Portieri i gjatë 1.93 metra, debutoi këtë vit me fanellën e skuadrës nga kryeqyteti në Superligë, në ndeshjen ndaj Llapit, ish-skuadrës së tij.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Kolaj tha se pikërisht ky moment është njëri ndër momentet më të mira gjatë këtij viti për të. Ai përmendi poashtu edhe triumfin në Kupën e Kosovës, që ishte trofeu i parë për të me klubin nga kryeqyteti.

Momenti më i mirë ishte transferimi në FC Prishtina në janar të këtij viti, pastaj debutimi kundër Llapit më dha një paraqitje shumë të mirë, ndërsa momenti më i mirë ishte triumfi në Kupën e Kosovës ndaj SC Gjilanit, njëherësh edhe trofeu im i parë me klubin më të madh në vend”, tha Kolaj.

/GazetaBlic Sport/