Lajme

Të shtëna masive në Çeki: Sulmuesi rrëfen se ka qëlluar një fëmijë në pyll

12/28/2023 08:23
nga:Sh R

Autori që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ka rrëfyer për një vrasje të dyfishtë të mëparshme në shënimin e tij vetëvrasës, ka thënë policia çeke.

Shënimi i gjetur në shtëpinë e David Kozak përmbante një rrëfim se ai kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij të vogël në pyll afër qytetit më 15 dhjetor, gjashtë ditë përpara sulmit në Universitetin Charles, raporton BBC.

Policia tha se ai kishte qenë në një listë prej katër mijë të dyshuarve për vrasjet e tyre.

Kozak vrau edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të tij në 17.

Sulmi në universitet më 21 dhjetor është sulmi masiv më i keq në historinë çeke.

Kozak, një student 24-vjeçar për master histori në universitet, vrau veten pasi u rrethua nga policia e armatosur.