Lajme

“Kemi të bëjmë me ndërmjetësues joserioz në dialog”

12/27/2023 23:35
nga:G C

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja i ka cilësuar si joserioz emisarët evropian të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e Josep Borrell.

Madje Ramabaja tha se për këtë komisioni i Bashkimit Evropian do të duhej të jepte përgjigje.

“Kuptohet qartë se dyshja Borel dhe Lajçak kanë qenë gati thuajse vazhdimisht, po sidomos kohëve të fundit krejtësisht të njëanshëm ndërkq draftstatusin herë e prezantojnë si pjesë e marrëveshjes bazë, herë si pjesë e aneksit të marrëveshjes bazë dhe herë krejtësisht si një dokument i brendshëm i Kosovës të cilin nuk ka nevojë ta nënshkruajë Serbia. E shikoni pra kemi të bëjmë me ndërmejtësues jo serioz dhe për këtë do të duhej të jepte përgjegje komisioni i Bashkimit Evropian”, tha Ramabaja në Tëvë1.

Derisa theksoi se përgjatë 10 viteve të dialogimit Serbia ka qenë gjithmonë pala e cila sipas tij, nuk e ka përfillë marrëveshjen bazike.

“Çështja është se është pranuar në paketë marrëveshja bazë, është pranuar aneksi i saj dhe është pranuar draft statuti në parim por jo si tërësi. Sepse ka dërguar qeveria jonë edhe vërejtje komente të veçanta, pra në këtë kuptim duhet kuptuar qartë se kemi të bëjmë me një proces delikat të cilin e ka udhëhequr për 10 vjet Bashkimi Evropian dhe që po shkon drejtë dështimit përfundimtar të tij. Jo me përgjegjësinë e Kosovës përkundrazi, pala kosovare ka qenë vazhdimisht e kujdesshme dhe krijuese në këtë proces. Ndërkaq ne kemi palën serbe ajo që dy ditë pra zgjedhjeve i dërgoi letër dokument të veçantë Bashkimit Evropian përmes të cilit kryeministrja e Serbisë, kukulla e Vuçiqit, përmes së cilës ajo nënkupton qartë e precizon qartë se nuk përfillë marrëveshjen bazike të Brukselit”, shtoi Ramabaja.