Lajme

“Prindoni nuk e gjeti uniformën, na shehë me dylbi”, presidentja me batuta për bashkëshortin e saj

12/27/2023 23:11
nga:G C

Si asnjëherë më parë, e para e shtetit ‘ngacmoi’ mediat dhe gazetarët publikisht. Kësaj herë në ndejën e fundvitit të organizuar nga vetë ajo për ekipet e medieve që e kanë përcjellur punën e saj gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalimit të saj para gazetarëve, Osmani me shaka përmendi edhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Osmani tha se bashkëshorti i saj nuk erdhi në këtë organizim, pasi nuk e gjeti uniformën, por duke qeshur tha se ai po i shikon me dylbi ata.

“Prindoi nuk arriti me ardhë, e di që kishit pasë qef shumë me pa këtu, po s’arriti me gjetë uniformën. Por, jam e bindur se është duke na parë me dylbi dhe duke na përcjell në këtë natë të përbashkët”, u shpreh presidentja duke qeshur.