Lajme

Përhapet kolera në Sudan, 2200 raste në provincën e Detit të Kuq

12/27/2023 21:09
nga:Y I

Port Sudan, në bregun e Detit të Kuq të Sudanit, po përballet me një shpërthim kolere, të përkeqësuar nga mungesa e furnizimeve mjekësore dhe ilaçeve.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në provincën e Detit të Kuq, ka më shumë se 2200 raste të konfirmuara të sëmundjes dhe 70 për qind e sistemit shëndetësor sudanez nuk funksionon.

Një konvikt universiteti është shndërruar në një strehë për rreth 1000 persona të zhvendosur. Lufta e vazhdueshme dhe problemet me higjienën po nxisin përhapjen e sëmundjeve në shtetin afrikan.

/Euronews Albania/