Lajme

Kryeministri Kurti reagon pas vdekjes së gazetarit Turkaj: Prehu në paqe

12/27/2023 20:18
nga:G C

Sot ka ndërruar jetë Arton Turkaj, personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Prehu në paqe”, ka shkruar kryeministri në një fotografi të Turkajt, të cilën e ka postuar në Facebook.

Turkaj ishte gazetar dhe personazh i njohur i rrjeteve sociale, i njohur kryesisht përmes humorit të tij të përditshëm.

Ai raportohet se ka vdekur nga infarkti. Ngushëllime për të kanë shprehur shumë qytetarë e politikanë.