Skuadra e Fushë Kosovës nuk po kalon momente të mira sivjet në Superligë. Ekipi i sapo inkuadruar në Superligë, mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e parafundit në tabelë.
Megjithatë, tek skuadra e Fushë Kosovës ka probleme me pagesat e lojtarëve.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, futbollistët e Fushë Kosovës nuk kanë marrë paga tash e katër muaj.
Klubi i kishte premtuar lojtarëve që do t’ua ekzekutonte pagesat para festave të fundvitit, megjithatë llogaritë e futbollistëve po mbesin bosh ende…
Shpresojmë që klubi t’i ekzekutojë pagesat para festave, pasi futbollistët po presin çdo ditë këtë lajm, por s’po marrin atë çka e meritojnë!
/GazetaBlic Sport


