Sporti

Sauditët duan një nga gjyqtarët më të mirë në botë, i ofrojnë atij para të mëdha

12/27/2023 19:05
nga:Lorik J

Një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit italian, Daniele Orsato, mori një ofertë fitimprurëse për të vazhduar karrierën e tij të arbitrit në Arabinë Saudite.

Pasi yjet e shumtë të futbollit, mes të cilëve Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema, Sadio Mane, Marcelo Brozović, u transferuan në klubet saudite, tashmë sauditët kanë në shënjestër arbitrin e shquar italian Orsato.

Sipas shtypit italian, Orsato ka marrë një ofertë të pasur nga Arabia Saudite, e cila do të dyfishonte pagën e tij nëse do të pranonte të arbitronte në Ligën Pro Saudite.

Ky lajm shkaktoi shqetësim në futbollin italian, pasi Orsato vlerësohet shumë dhe konsiderohet si kandidati më i mirë për kreun e ri të organizimit të arbitrave.

Kujtojmë se Orsato ka arbitruar gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit mes Kroacisë dhe Argjentinës. Orsato ka lindur në Vicenza, ka qenë gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2010 dhe Katari ishte Kupa e tij e parë e Botës ku ishte gjyqtari kryesor.

Ai ishte gjyqtar i VAR-it në Rusi në vitin 2018. Tre vite më parë ai arbitroi finalen e Champions League mes Bayern dhe Paris SG.

/GazetaBlic Sport