“Nëse Kosova dhe Serbia nuk e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, sulmet si ai i Banjskës mund të përsëriten”.
Kështu deklaroi për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arbnor Sadiku.
“Nëse nuk janë të përgjegjshme palët në marrëveshje, Kosova dhe Serbia, nuk zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, atëherë Kosova mund shëndërrohet në një konflikt të ngrirë dhe sulmet e ngjashme sikurse ai Banjkës mund të përsëriten”
Sadiku dha edhe disa arsye pse sipas tij mund të ketë sulme të tjera në pjesën veriore të vendit.
“Sulmet e tilla i konvenojnë Rusisë per të krijuar paralele me Krimene dhe territoret e tjera të pushtura së fundmi në Ukrainë dhe Gjeorgji si dhe kjo do të perkthehj në nje mbështetje të pakursyer më pas nga Rusia, Kina për Vuciqin dhe Serbinë.Kjo e fundit si satelit i vendeve jo demokratike në Evropë apo thënë ndryshe në Ballkanin Perendimor” deklaroi Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Analist!
Kryeministri Kurti në një konferencë për media të mbajtur ditë më parë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja në veri të Kosovës.
“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Ai tha se ka shumë kriminel rreth kufirit me Kosovën dhe se përgatitjet për sulme po bëhen në vende të ndryshme.
“Nuk ka ushtrime dhe pergatije në një vend, janë shpërndarë.Por të gjitha janë të lidhura me ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe, pra shteti është brenda. Ata kanë interes për konflikt, unë nuk dua që të vdesin dhe të tjerë”
“Pse të destabilizohet Kosova, kujt po i intereson kjo gjë.“Siguria mbi të gjitha, ka shumë kriminel rreth kufirit të Kosovës” tha Kurti raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës
Kurti: Ka shumë kriminel rreth kufirit të Kosovës, siguria tani është mbi të gjitha!


