Sporti

Guardiola: Vetëm dyshoni tek City, do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund

12/27/2023 17:55
nga:Lorik J

Manchester City po viziton sonte Everton në kuadër të xhiros së 19-të të Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të ligës dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë, tetë pikë prapa liderit Liverpool. City ka dy ndeshje më pak, por gjithsesi është objektiv i kritikave nga mediat angleze.

Guardiola ka komentuar kritikat në prag të ndeshjes me Everton.

“Fakti që ne fituam është i pabesueshëm. Por kështu funksionon ky biznes. Kur nuk fiton, je zero. Sado që ne duam të fitojmë, të gjithë të tjerët duan që ne të dështojmë edhe më shumë. Nuk fiton një lojë, ata menjëherë dyshojnë për ty. Por kjo është e bukur. Vetëm keni dyshime dhe do të shohim se si do të përfundojë gjithçka. Ne po luajmë shumë afër nivelit në të cilin kemi luajtur gjatë gjithë këtyre sezoneve, por nëse nuk fitojmë, ka krizë, ka një fatkeqësi”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport