Lajme

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Deklaratat e Kurtit, për sulme të reja në Veri, ka shumë mundësi të jenë reale!

12/27/2023 16:27
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Kurti se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja ndaj Kosovës.

Ibishi tha se deklarata e kryeministrit Kurti është e bazuar nga informacionet që i njëjti merr nga Agjensia Kosovare e Inteligjencës.

Ai tutje potencoi se këto kërcënime mund të jenë reale pasi me 24 dhjetor ndodhi një agresion ndaj Kosovës i cili u shmang falë reagimit profesional të Policisë së Kosovës.

“Besoj se deklarata e kryeministrit Kurti është e bazuar në informacionet që i raporton Agjensia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në lidhje me kërcënimet në Kosovë”

“Mendoj se këto kërcënime të Serbisë janë reale ngase me 24 shtator ndodhi një agresion, akt terrorist që mund të kishte patur përmasa jashtëzakonisht të rënda por ishte reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë e cila me reagim të shpejtë e shkatërroi grupin” deklaroi Ibishi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se edhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk mori masa ndaj Serbisë për agresionin, dhe kjo i inkurajon ata.

“Edhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk mori masa dhe sanskione ndaj Serbisë për një akt kaq të rëndë dhe ata sikur inkurajohen për të hyrë në territorin kosovar, një luftë hibride sikur e ka Rusia në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Vuçiq këtë e bën me infiltrimin e paramilitarëve. Eshtë e pritshme në të ardhmen ngase janë të dhëna të konfirmuara se Radojiçiq me grupet paramilitare të mbështetura edhe nga politika edhe nga institucionet shtetërore të Serbisë po bëjnë përgatitje për agresion” deklaroi Ibishi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.


Nuredin Ibishi- Njohës i çështjeve të sigurisë!

Kryeministri i e vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur ditë më parë tha se Milan Radojiçiq po përgatitet për uslme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” deklaroi kryeministri Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës