Lajme

Tahiri: Qeveria deshi t’i ndëshkojë zyrtarët shtetërorë përmes Ligjit të Pagave

12/27/2023 14:20
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e Pagave, Qeveria e Kosovës ka dashur t’i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetërorë, që, sipas saj, ishin të privilegjuar.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri ligjet i sheh si mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim.

“Me ligjin e pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, të martën e 26 dhjetorit (dje), Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërinë e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Kështu, Kushtetuesja ka rrëzuar disa nga nenet e këtij ligji.

Lexo dhe: Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave

Më tej, Kushtetuesja i ka kërkuar Kuvendit që brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, t’i ndryshojë nenet e Ligjit, të cilat janë shpallur antikushtetuese.