Lajme

Kurti: Ky vit ka qenë sfidues, sidomos në pjesën veriore të vendit

12/27/2023 14:15
nga:Sh R

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky vit ka qenë sfidues, sidomos në pjesën veriore të vendit.

Kurti në konferencë për media përmendi bllokimin e rrugëve nga serbët si dhe sulmin terroriste në Banjskë

“Ky vit ka qenë sfidues sidomos në pjesën veriore të vendit, jemi sulmuar por kemi ngallenjyer. Ky vit ka qenë i rend, sepse sulmet të cilat janë zhvilluar njëherë kanë qenë për të bllokuar qarkullimin, pastaj edhe për të goditur personelin tonë të sigurisë. Policia e Kosovës këtë vit ka arritur të identifikojë dhe të sekuestrojë armatim dhe mjetë shpërthyese në katër depo në komunat veriore të vendit tonë”, tha ai.

Tutje krahas saj, Kurti ka përmendur si arritje hapjen e zyrave kadastrale-komunale në katër komunat veriore si dhe fillimin e ndërtimit të shtëpive të dëmtuara gjatë periudhës 1998-1999.

“E krahas luftimit të bandave kriminale që u shndërruan në grupe paramilitare, këtë vit në komunat në veri janë shënuar edhe disa arritje të tjera të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Pas më shumë se dy dekadave janë hapur zyrat kadastrale-komunale në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ndërkohë për po aq vitesh ka filluar rindërtimi dhe rinovimi i shtëpive të shqiptarëve që ishin dëmtuar në prridhën 1998/99, këto të dyja falë angazhimit të ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës”, ka deklaruar Kurti.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’.

Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.