Sporti

Mario Mitaj mund të transferohet tek Dinamo Zagreb

12/27/2023 13:46
nga:Mergim Rreci

Dinamo Zagreb kërkon të transferojë mbrojtësin shqiptar, Mario Mitaj.

Kampioni kroat dëshiron ta huazojë futbollistin shqiptar deri në fund të sezonit dhe më pas të vendosë nëse do ta blejë kartonin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Dinamo ofron gjysmë milioni euro për huazim, dhe tre milionë euro të tjera për blerjen eventuale të kontratës, por që drejtuesit e skuadrës ruse refuzuan.

Trajneri Sergej Jakiroviq ka nevojë urgjente për një zgjidhje sepse aktualisht në atë pozitë ka Mauro Perkoviçin dhe herë pas here Roberto Ljubiçiqin, pozicioni primar i të cilit është në mesfushë.

Mitaj ka luajtur 10 ndeshje për Shqipërinë dhe verën e ardhshme do të luajë në Kampionatin Evropian. Këtë sezon ai grumbulloi 825 minuta në fushë për Lokomotiv, por nuk është zgjedhja e parë në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

/GazetaBlic Sport/