Lajme

Qeveria miraton një Rregullore – Haxhiu: Derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

12/27/2023 12:58
nga:G B

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës e ka miratuar Projekt-rregulloren për Procedurat e Punës në Tryezat Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rastit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo Rregullore është një nga gjashtë aktet nënligjore që derivojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, për të cilat Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjegjëse për draftimin e tyre.

“Kjo Rregullore trajton të gjitha çështjet specifike të cilat lidhen me vlerësim të rastit dhe ofrim të shërbimeve sociale dhe familjare për çdo fëmijë në nevojë sociale dhe përcakton përgjegjësinë që çdo komunë ka”.