Lajme

Kurti sot mbledh ministrat, s’dihet rendi i ditës

12/27/2023 08:19
nga:Sh R

Kryeministri, Albin Kurti, do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar.

Siç njofton Qeveria mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00.

Pas mbledhjes, Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të mbajnë konferencë për media.