Kryeministri Albin Kurti më 19 tetor të këtij viti ka takuar pronarët e KEDS’it. Nihat Ozdemirin e Ahmet Çalikun. Ai i kishte lavdëruar. I kishte cilësuar si investitorë të huaj. Kishte folur me ta për “përparimin ekonomik të Kosovës”. Per këtë takim, kryeministrit po i kërkohet llogari pas ‘fryrjes’ së faturave të rrymës.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, përmes një postimi në ‘Facebook’ kërkoi llogari për atë çfarë u dakordua kryeministri Kurti me pronarët e KEDS-it.
Qytetarët po i vuajnë sot shtrenjtimet e viteve të kaluara. Secili nga ne e di faturën e vet, e di edhe shtrenjtimin e rrymës. Por, për fitimet e KESCO askush haber nuk ka. Veç privatizuesve sigurisht”, thuhet në postimin e tij.
“Asnjë hetim, aspak transparencë. Veç takime të fshehta, veç terr. Nuk na tregoi kryeministri çfarë bisedoi, e për çka u morën vesh me Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin, pronarë të KESCO. Si ndodhi që këta janë përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin?! Sovranitet, jo mahi”, përfundon Molliqaj.