Lajme

Shala i PSD-së: Sondazhi ku VV’ja prinë me 48% është normale, ka manipuluar qytetarët në shumë sfera

12/26/2023 19:23
nga:G C

Azdren Shala nga PSD-ja thotë se ka qenë i pritshëm sondazhi ku VV’ja prinë me 48%.

Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kur kur bëhen sondazhe duhet të merren parasysh situatat aktuale, zhvillimet e fundit dhe qasja e partive ndaj atyre zhvillimeve.

“Sa i përket sondazhit të fundit të UBO-së, ku Lëvizja Vetëvendosje prin me 48%, për PSD-në është normale, duke i pasur parasysh veprimet e fundit populiste të Qeverisë. Kur bëhen sondazhe duhet të merren parasysh situatat aktuale, zhvillimet e fundit dhe qasja e partive ndaj atyre zhvillimeve”, tha Shala.

Ai ka cekur edhe disa nga veprimet e Qeverisë që sipas tij janë manipuluar qytetarët, përfshirë këtu edhe çështjen e veriut.
“Ne e kemi parë Qeverinë duke bërë politika parashtetërore me ndarjen e 100€ për fëmijët dhe shtesat për pensionistt. Gjithashtu edhe manipulimi i Qeverisë me çështjen e Veriut ka bërë që tek qytetarët të ketë më shumë ndjeshmëri dhe mbështetje ndaj LVV. Si rezultat kemi ato shifra në atë sondazh”, shton Shala.

Në fund, ai bën thirrje që opozita mos të zbehet karshi këtij rezultati.

“Sa i përket asaj se a është i manipuluar, ne nuk e komentojmë, por me rëndësi është të theksohet fakti që, veprimi opozitar karshi kësaj qeverisjte të keqe nuk duhet te zbehet, pavarësisht si dalin sondazhet”, tha Shala për GazetaBlic.