Sporti

Ekskluzive: Nga pranvera pritet të largohet shorti për delegimin e gjyqtarëve

12/26/2023 19:29
nga:Mergim Rreci

Në Superligën e Kosovës do të ketë një ndryshim duke filluar nga sezoni pranveror.

Në stinorin vjeshtor, gjyqtarët u përcaktuan me short për të referuar në ndeshjet e Superligës, por që nga stinori pranveror kjo gjë do të ndryshohet.

Në fakt, ‘GazetaBlic Sport’ mëson se kjo gjë do të ndryshojë dhe gjyqtarët nuk do të delegohen më me short, sepse kjo gjë është në kundërshtim me Konventën e Gjyqtarëve.

Vazhdimisht është raportuar se kjo mënyrë e delegimit të gjyqtarëve nuk është e duhura, por që u implementua deri në fund të stinorit vjeshtor.

/GazetaBlic Sport/