Lajme

Demhasaj: Sondazhi i fundit ku VV-ja del parti e parë, ‘këmbanë alarmi’ për partitë opozitare!

12/26/2023 19:04
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar sondazhin e fundit ku Lëvizja Vetëvendosje kryesoon me 48.5% të votave duke lënë pas PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.

Demhasaj tha se kjo rënditje i është dukur e quditshme për faktin se LVV-ja ka tashmë 3 vite në Qeveri dhe se e njëjta nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh për të patur një përqindje të tillë.

“Rënditja e VV-së si parti e parë më është dukur pak e quditshme pasi një parti e cila tash e 3 vite është në Qeveri dhe nuk është se ka patur ndonjë zhvillim të madh si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik me dal me një përqindje të tillë” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se kjo është një ‘këmbanë’ alarmi edhe për partitë e tjera që të punojnë më shumë.

“S’po dua ta gjykoj sondazhin por kjo ka qenë e befasishme. Një parti e cila edhe nëse qeveris më së miri në botë, kur vjen fundi i mandatit të parë, fillon me ra. Eshtë e quditshme një parti që e kemi në pushtet tash e tre vite dhe që s’ka bërë shumë gjëra as në aspektin politik e as juridik e as ekonomik të renditet me një përqindje aq të lartë. Kjo është një këmbanë pak edhe për partitë opozitare që duhet të punojnë më shumë sidomos me publikun” shtoi Demhasaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.


Arton Demahasaj, Analist

Sondazhi i fundit i UBO Consulting i publikuar në RTV Dukagjini e rëndit sërish Lëvizjen Vetëvendosje në vendin e parë  me 48.5 %, PDK me 18.2 % dhe LDK me 17.9 % .

Sipas këtij sondazhi nëse këto zgjedhje do të mbaheshin LVV-ja do të kishte 53 deputetë në Kuvend.

PDK do të kishte 20 deputetë po ashtu LDK-ja 20 deputetë.

Kurse AAK-ja do t’i kishte 7 deputetë, kurse minoritetet 20 deputetë të cilat i kanë të rezervuara raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot – LVV do t’i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20