Lajme

Parashikimi i analistit politik: VV do të dalë 30 për qind në zgjedhjet e ardhshme

12/26/2023 12:52
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se sondazhi i fundit e ka ekzaltuar partinë e Kurtit, derisa sipas tij, rezulati në zgjedhje do të jetë ndryshe.

“Kështu, me këtë dozë të lakmisë, dhe kushtet shumë të pafavorshme socio-ekonomikke, ka mundësi që VV të dal në rajonin e 30% gjatë zgjedhjeve pas disa muajve. Por kjo nuk do të mjafton për të pasur një pushtet abosolut sikurse tani. Do të duhet të gjejë një partner të ‘madh’ që gjithashtu edhe të zbaroj Asociacionin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lakmia mund të të shkatërroj

Lakmia dhe frika kanë shkatërruar shumë kompani dhe individë. Yahoo kishte pasur mundësi të blejë Google me 1 milion dollarë por se kishte shiquar të marr një çmim edhe më të lirë, ishte treguar lakmitare. Sot vlera e Google/Alfabet është 1.78 trilion. Më vonë Yahoo refuzoj të shitej tek Microsoft për 40 miliardë dollarë…. por më vonë përfundoj tek Verizon për vetëm 4.6 milardë dollarë. Ngjashëm ndikon edhe në organiziatat politike. Lakmi nënkupton kur ti je eksaltuar nga suksesi yt momental dhe po ngatëron gjërat për të ardhmën.

Kështu mu duk lakmia me 48.5%. Kur kuptova rezulatet e sondazhit, mu duk sikurse kjo vlerë do ta verboj VV-në. Ata tashmë duhet të jenë në delir. Një mirëmbajtje e vlerës së fituar më parë me rreth 50% në kushte të Kosovës ku inflacioni dhe kriza financiare ka shkatërrua fuqinë blerëse të familjes dhe qytetarit është e paimagjinueshme. Zakonisht, nëse diçka është ‘shumë e bukur për të qenë e vërtetë’, do të dal jo-reale në fund.

Kështu, me këtë dozë të lakmisë, dhe kushtet shumë të pafavorshme socio-ekonomikke, ka mundësi që VV të dal në rajonin e 30% gjatë zgjedhjeve pas disa muajve. Por kjo nuk do të mjafton për të pasur një pushtet abosolut sikurse tani. Do të duhet të gjejë një partner të ‘madh’ që gjithashtu edhe të zbaroj Asociacionin.

Gjërat mund të rrjedhin asisoji që VV duhet të sakrifikoj drejtimin e qeverisë për të mbetur në pushtet. Kjo i konvenon edhe Albin Kurtit i cili mund të bëhet President, e barën për zbatim të asociacionit të leje një kryeministri nga partitë tjera. Kjo nuk është e pamundur. Kështu VV do të mund të mbetet në qeverisje edhe për një mandat tjetër, por me rol më të zbehur.

Në Kosovë, ku nevojat janë shumë të mëdha e mundësitë dhe resurset shumë tepër të kufizuara (për këto nevoja), nëse dëshiron të amortizosh një parti politike, jepi pushtet. Pushteti të amortizon dhe patjetër që të zvogëlohet përkrahja se njerëzit po kanë vështirësi të paguajn faturat e rrymës ndërsa në market të duhen gati 400 euro për shportën mujore që më herët mbushej me 150euro.

Kështu VV pas 7 viteve në pushtet ka gjasë të përfundoj me rreth 15% nga 51% sa kishin më herët. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë brenda natës, gjithashtu është hipotezë, por ka mundësi të ndodhë.

Nga 51%, pas 3 vite qeverisje kalon në rajonin 30%. Pastaj në një qeveri me një partner tjetër mund të amortizohesh edhe më shumë. Nuk është çudi që pas 7 vite pushtet të biesh në rajonin e 15%.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me saktësi për shkak se ka shumë faktorë që ndikojnë që ne nuk mund ti marrim parasyesh tash. Por në kontekst aktual, kjo nuk është e pamundur të ndodhë vitet e ardhshme. Sikurse VV të kishte qenë një kompani më këtë vlerë në treg, kurësesi nuk do të kisha investuar në të tash, se është me një vlerë të fryer akrualisht dhe duhet të bie patjetër.

Kjo lakmia e 48.5% mund të jetë ogurzi për VV dhe mbase edhe momenti i fundit i krenarisë, për shkak se partia kur është në pushtet as që ka kohë të merret me vehtën dhe degët e saja, rrjedhimisht degradon. 7 vite në pushtet mund ka heqin 2/3 e fuqisë, kjo nuk do të jetë as hera e parë as e fundit që do të mund të ndodhë. Ju kujtohet anaologjia me ‘duar në xhepa’ si referencë.