Sporti

Fatih Terim pritet të bëhet trajner i ekipit grek

12/26/2023 12:31
nga:Lorik J

Skuadra greke e Panathinaikos ka qenë e interesuar për trajnerin Fatih Terim, i cili prej rreth 2 vitesh ka mbetur pa punë pas ndarjes nga Galatasaray.

Panathinaikos po përgatitet të emërojë Fatih Terimin si trajner, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra greke nisi negociatat me trajnerin me përvojë.

Sipas informacioneve të mediave turke, është arritur një marrëveshje parimore mes Panathinaikos dhe Fatih Terimit për një kontratë 1.5-vjeçare.

/GazetaBlic Sport