Sot në orët e paradites Policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq, mund të ketë mall të kontrabanduar. Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, pas këtij informacioni Policia bashkë me Krimet Ekonomike dhe Doganën kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe janë duke kryer punën e tyre.
Elshani tha se aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimet për kontrabandë me mallra. Derisa theksoi se momentalisht nuk ka persona të arrestuar
“Sot në orët e paradites Policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, deklaroi Elshani.