Lajme

Gjakovë: Grabitje në një pompë të derivateve, vidhet pazari ditor

12/26/2023 11:47
nga:G B

Një grabitje ka ndodhur mesnatën e së hënës në një pikë të derivateve në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin mijëra euro nga arka.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se është vjedhur pazari ditor.

“Shuma e vjedhur është e konsiderueshme. Lidhur me rastin deri në këto momente nuk ka të arrestuar”, tha Elezaj.

Klankosova.tv mëson se dyshohet se shuma e vjedhur është 10 mijë eurove.