Lajme

Mushkolaj i reagon Ramës: Prishtina e mbushur me bërllok, qen endacakë, kolona e kaos urbanistik – menaxhim skandaloz

12/26/2023 10:52
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se Prishtina natën duke bukur me dritat e festave, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Prishtina duket bukur natën në fotografi, por ditën e natën është e mbushur përplot bërllok, qen endacakë, lloq, kolona e kaos urbanistik.

Këtë ai e ka quajtur menaxhim skandaloz.

Postimi i tij i plotë:

E vërtetë, bukur po doket natën n’fotografi. Por, ditën e natën Prishtina është e mbushur plot bërllog, plot qen endacakë, plot lloq, me kolona n’trafik e me kaos urbanistik. Një menaxhim skandaloz.