Lajme

Njohësi i ekonomisë: Qëllimi i Serbisë është ta paraqes Kosovën si vend jostabil në politikë dhe ekonomi

12/26/2023 10:16
nga:N K

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka deklaruar se lajmi më i keq që mund t’i servohet popullit është paralajmërimi për një luftë apo sulm nga Serbia, dhe është shqetësuese për faktin se këtë paralajmërim e bënë kryeministri Kurti, raporton Gazeta Blic.

Kadriaj në një prononcim për Gazeta Blic tha se qëllimi i Serbisë është që të paraqes në vazhdimësi Kosovën si një vend jo stabil në politikë dhe atë ekonomik.

“Lajmi më i keq dhe më i frikshëm që mund t’i servohet popullit është paralajmërimi për një luftë apo sulm nga Serbia dhe kjo është shqetësuese për faktin që këtë paralajmërim po e bënë kryemistri Kurti ku dihet që të gjitha organet e sigurisë e përgjigjen kryeminsitrit dhe potencialisht e ka informatën më të saktë. Se sa ndikon në ekonomi padyshim se po si tek investitorët e mundshëm poashtu edhe tek ekonomia në përgjithësi dhe për fat jo të mirë ky është qëllimi i Serbis që të paraqes në vazhdimësi Kosovën si një vend jo stabil dhe jo funksional si në aspektin politik dhe ekonomik”, tha ai.

Tutje Kadriaj transmetoi se nëse ka diçka konkrete duhet të senzibilizohet opinioni dhe të rriten kapacitetet e organeve të sigurisë përndyshe duhet të mbaj përgjegjësi politike e para së gjithash përgjegjësi ligjore nëse ky lajm është i pabazuar.

“Për këtë lajm vlerësoj që kryeministri Kurti duhet të mbaj përgjegjësi për faktin që nëse e ka për konsum të brendshëm politik dhe të paraqes veten si padron të sigurisë ku dihet që në Kosovë janë edhe forcat paqeruajtëse të NATO-s duhet të mbaj përgjegjësi politke dhe ligjore sepse nuk është lajm dosido për faktin që efekti negativ i këtij lajmi është jashtzakonisht i madh si tek panika e qytetarit poashtu edhe në nivel politik dhe ekonomik pra nëse ka diçka konkrete duhet të senzibilizohet opinioni dhe të rriten kapacitetet e organeve të sigurisë përndyshe duhet të mbaj përgjegjësi politike e para se gjithash përgjegjësi ligjore nëse ky lajm është i pabazuar”, përfundoi Kadriaj për Gazeta Blic.