Sporti

Edvin Kuc: Ballkani më dha gjithçka, nuk do ta harroj kurrë, përmes tyre realizova ëndrrën për të luajtur në kombëtare

01/02/2024 10:09
nga:Lorik J

Një nga lojtarët më të mirë të Ballkanit padyshim se është Edvin Kuc, i cili ka pasur momente të paharrueshme në vitin që lamë pas.

Kuc thotë se shpallja kampion me Ballkanin dhe kualifikimi në Conference League, e ftesa në kombëtare janë diçka që ai nuk do të mund ti harrojë nga viti 2023, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ka pasur vërtet shumë momente të bukura, secila ka peshën e vet në mënyrën e vet. U bëmë përsëri kampionë, luajtëm në Ligën e Konferencës, u ftuam në kombëtare, fituam kundër Dinamos së Zagrebit dhe shënova një gol debutues për kombëtaren. Këto janë disa nga momentet që shënuan këtë vit, ishin shumë të tjera, por këto janë më të paharrueshmet”, tha fillimisht Edvin Kuc për ‘GazetaBlic Sport’.

Kuc ka vetëm një peng nga viti 2023, që skuadra e tij nuk ishte e kompletuar në dy ndeshjet e grupit të Ligës së Conferences ndaj Viktoria Plzen e Dinamo Zagreb.

“Siç thashë, e shijova çdo moment, treguam sërish se jemi klubi më i mirë dhe se kemi cilësi për të luajtur kundër shumë skuadrave të fuqishme financiarisht. Për mua më e rëndësishmja është që i realizova ëndrrat e mia me klubin tim dhe e di që Ballkani si klub do të shkojë vetëm përpara dhe do të shënojë rezultate edhe më të mëdha. E vetmja keqardhje është që nuk ishim komplet në dy ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, jam i sigurt se gjithçka do të kishte qenë ndryshe”, vazhdoi Kuc.

Mesfushori dhe kapiteni i Ballkanit thotë se nuk do ta harrojë kurrë Balkanin, pasi vërtetë i dha shumë në karrierë.

“Më vjen mirë që jam me Ballkanin që nga dita e parë, dhe të gjitha i kemi kaluar bashkë, presidenti Arsim Kabashi nuk u dorëzua kurrë, ai besoi në projektin e tij. Ballkani më dha gjithçka, nuk do ta harroj kurrë, Suhareka do të mbetet gjithmonë shtëpia ime e dytë. Me ndihmën e të gjithë njerëzve në klub, stafit profesional dhe bashkëlojtarëve të mi, realizova ëndrrën time për të luajtur për kombëtaren time, që sigurisht ishte një nga momentet më të mëdha për mua.

Në fund ai uron një vit të mbarë për të gjithë.

“Në vitin 2024 ju uroj shëndet më të mirë, si gjithmonë, dua që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur, dhe gjithçka tjetër do të vijë. Futbolli është i rëndësishëm, por për mua më e rëndësishmja është familja ime dhe shëndeti i tyre. Me ndihmen e Zotit dhe punën e mirë, shpresoj te jetë me mirë se viti i fundit”, përfudoi ai.

/GazetaBlic Sport